Një 65-vjeçare këmbësore është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë,  ku mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/