Funeral në kohë koronavirusi

Italia është e gjitha zonë e kuqe dhe me dekret shumica e njerëzve janë mbyllur në shtëpi.

Masat drastike erdhën pas përhapjes me shpejtësi të koronavirusit. Numri i personave të infektuar ka kaluar 10 mijë, përfshirë viktimat dhe të shëruarit.

Masat kufizuese ndalojnë rreptësisht grumbullimet e njerëzve, qoftë edhe për funerale.

Siç mund të shikoni  në fotot e siguruara nga Rtv Ora, kjo nuk është një ceremoni e zakonshme.

Shumë pak pjesëmarrës, vetëm rrethi i ngushtë familjar, në distancë nga njëri-tjetri nderojnë të afërmin e tyre që ka ndërruar jetë përpara se të prehet në banesën e fundit.

Madje arkivoli është vendosur në oborrin e një kompleksi kishash në Genova.



EMISIONET