Funeral hapësinor, hiri i një maceje u shpërnda në orbitë për herë të parë

Funeral hapësinor, hiri i një maceje u shpërnda në

Ka bërë për vete të gjitha rrjetet sociale historia e Pikachu, macja, hiri i së cilës do shpërndahet për herë të parë në hapësirë.

Udhëtimi i fundit i felinity do i kushtojë pronarit 5 mijë dollar dhe do organizohet nga “Celestis”, shoqëria amerikane që ofron këto lloj shërbimesh edhe për qeniet njerëzore.

Vazoja me hirin do pozicionohet në orbitë rreth Tokës,  ku do të mbesë derisa të rihyjë në atmosferë  në formën e një meteori.

E megjithatë, Pikachu nuk është macja e parë që udhëton në hapësirë. Premiera i takon Felicette-s, një maceje franceze, e cila u lëshua në vitin 1963 në bordin e një rakete dhe u kthye shëndoshë e mirë pas një fluturimi të shkurtër.

Pronari i Pikachu, Steve Munt, ka bërë një lajmërim për grumbullimin e fondeve në saitin “GoFoundMe” për këdo që do të kontribuojë në aventurën e fundit të maces së tij dhe ka grumbulluar deri më tani 1.500 dollarë.

Fama e marrë nga macja ndërkohë, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së një mikeshe, Zee, e cila ka nevojë për një transplant veshkash dhe për kura që kanë kushtuar deri më tani 60mijë dollar.

Munt ka bërë një tjetër lajmërim për grumbullim fondesh për të dhe ndjekësit e Zee në Twitter, mbi 12 mijë përdorues, kanë dhuruar mbi 10mijë dollarë.

Në të shkuarën, shoqëria “Celestis” kishte lëshuar në orbitë hirin e dy qenve :Apollo e Laika.

Mes opsioneve të propozuara nga padronët e kafshëve shtëpiake, figurojnë edhe mundësitë për të çuar miqtë e tyre me katër putra në Hënë, apo për të marrë një biletë vetëm vajtje në hapësirë.

EMISIONET