Fuga “hedh poshtë” projektligjin për Akademinë e Shkencave: I dështuar!

Fuga “hedh poshtë” projektligjin për Akademinë e

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar si të dështuar projektligjin për reformimin e Akademisë së Shkencave. Në diskutimet në Komisionin e Medias dhe Edukimit, akademiku tha se nuk është lenë hapësirë për platformat alternative, ndërsa kërkoi edhe ngritjen e një grupi për hetimin e mënyrës si janë përdorur fondet publike nga akademia.

Projektligji i iniciuar nga një grup deputetësh për reformimin e Akademisë së Shkencave është një proces i dështuar. Këtë qëndrim mbi draftin që kërkon të rithemelojë akademinë, akademiku Artan Fuga e mbajti përpara anëtarëve të komisionit të medias dhe edukimit.

Fuga tha se asnjë nga propozimet e bëra prej tij nuk është marrë parasysh nga grupi i punës.

Fuga: Asnjë mendim dhe ide apo propozim që kam bërë nuk është marrë parasysh nga ana e grupit të punës.

Diskutimet e akademikut sollën debat mes mazhorancës dhe opozitës në komision.

Në vijim të kundërshtimeve të tij për projektligjin dhe mënyrën e funksionimit të akademisë së shkencave, Fuga kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për paratë publike të këtij institucioni.

Fuga: Ju kërkoj të ngrini një komision hetimor parlamentar për të parë se çfarë bëhet me paratë publike në Akademinë e Shkencave.

Propozimet e Fugës mbi draftin nisnin nga rinovimi i brendshëm i akademisë, e deri në heqjen e kontrollit mbi administratën që ka aktualisht kryesia.

Fuga: Kryesia nuk ka pse të ketë tagër ekzekutiv në vendimet e përditshme. Jam tjetër që akademikët të mos marrin shtesë pagese, por jam që sigurisht do marrin shtesë page, me kusht që ajo të japë produkt.

Kundërshtime mbi projektligjin patën më herët edhe rektorët e universiteteve.

EMISIONET