Pas takimit me Ministrinë e Shëndetësisë, FSHF do të zhvillojë ditën e nesërme një takim dhe me Presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për opsionet e mundshme për rifillimin e futbollit në vend.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend.

Nga vetë ekspertët mjekësorë të federatës në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë hartuar një protokoll higjieno-sanitar që do të ndiqet nga skuadrat gjatë ndeshjeve.

Gjatë ditëve në vijim, do të zhvillohen dhe mbledhje brenda federatës që të bëjnë përgatitjet për rifillimin e futbollit në vend.

/Ora News.tv/