FSHF arkëton 4,3 mln euro nga ndihmat për përballimin e situatës nga Covid-19

FSHF arkëton 4,3 mln euro nga ndihmat për përballimin e

Komiteti HatTrick ka vendosur të shpërndajë 4.3 mln euro për çdo federatë që aderon në UEFA për t'ju ardhër në ndihmë anëtarëve të saj për të përballuar vështirësitë e krijuara nga Covid-19.

HatTrick, drejtuar nga Kryetari Karl-Erik Nilsson dhe Nën Kryetari Armand Duka, ka prezantuar pranë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s propozimet për të lehtësuar kushtet për përfitimin e fondeve të paracaktuara më parë nga Programi HatTrick.

Presidenti, Aleksander Ceferin vlerësoi punën e bërë duke thënë se UEFA do të bëjë maksimumin ti ndihmoj federatat me mundesit që ka.

“Futbolli po përballet me një ndryshim të paprecedentë i cili ka ardhur nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19. UEFA dëshiron t’i ndihmojë anëtarët e saj që të përgjigjen në mënyra të cilat janë të përshtatshme në rrethanat e tyre specifike. Si rezultat, ne kemi rënë dakord që deri në 4.3 milionë euro për secilën federatë, për pjesën e mbetur të këtij edicioni, si edhe për sezonin e ardhshëm. Fonde të cilat mund të përdoren nga anëtarët tanë si ta shohin të përshtatshme në rimëkëmbjen e situatës aktuale të futbollit. Unë besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar aq sa ne kemi mundësi. Unë jam krenar për bashkimin që futbolli po tregon përgjatë kësaj krize. Pa dyshim, futbolli do të jetë në zemër të jetës kur të rikthehemi në normalitet. Kur koha të vijë, futbolli duhet të jetë gati.”

Fondet e Komitetit HatTrick i shpërndahen federatave anëtare të UEFA-s për të mbuluar kostot operative dhe për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit vendas nëpërmjet projekteve infrastrukturore.

EMISIONET