Fshati Havaleas pa qendër shëndetësore

Fshati Havaleas pa qendër shëndetësore

Në fshatin Havaleas banorët e kanë të pamundur të marrin një shërbim shëndetësor. Qendra e ndërtuar para 10 vitesh nuk funksionoi asnjë ditë, ndërsa kohët e fundit është kthyer në një ndërtesë gërmadhë.

200 familjet e fshatin Havaleas në njësinë administrative Dërmenas, në Fier prej vitesh nuk kanë një qendër shëndetësore ku mund të marrin shërbim.

Godina që u ndërtua përpara 10 vitesh nuk funksionoi asnjëherë pasi mungonte personeli shëndetësor.

Ndërtesa aktuale është kthyer tashmë në një gërmadhë pa dyer e pa dritare.

Në të tilla kushte banorët detyrohen të udhëtojnë 3 kilometra larg për të marrë shërbim në ambulancën e fshatit Pojan, ndërsa për ndihmë më të specializuar duhet ti drejtohen spitalit Rajonal të Fierit.

Banori: Funksionale nuk është akoma. Mungon shërbimi i personelit mjekësor. Për infermiere është një që kemi këtu në lagje dhe vullnetarisht na shërben aq herë sa kemi nevojë.

Banorët thonë se rikonstruksioni i qendrës shëndetësore është domosdoshmëri.

Banori: Në Pojan janë të përqendruar doktori dhe infermierët dhe janë caktuar për të mbuluar këto fshatrat. Sopi, Kryegjata dhe Havaleas nuk ka. Këtu nuk ka a qendër fshati, nuk ekziston. Pak a shumë ngjan me një fshat indian të kohës, po India sot është super moderne.

Prej vitesh shqetësimin ia kanë adresuar edhe përfaqësuesve të pushtetit vendor por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë.

EMISIONET