Instagram po heq të gjithë filtrat që janë krijuar për të promovuar kirurgjinë kozmetike. Arsyeja është sepse po dëmton gjendjen psikologjike të njerëzve.

Efektet i bëjnë përdoruesit të duket sikur kanë bërë ndërhyrje në buzë, mollëza apo lëkurë. Të gjitha këto do të ndalohen dhe stafi i kompanisë po punon që ti largojë nga aplikacioni.

Sipas studimeve, këto efekte i bëjnë njerëzit të ndihen keq për paraqitjen e tyre. Instagram, i cili është në pronësinë e Facebook, thotë se ndalimi do bëhet që të gjithë të mos kenë idenë e perfeksionit, por të duan veten ashtu sic janë.

/Ora News.tv/