Skuadra e Kukësit nuk po bind në këtë fillim-sezoni edhe pse në gjirin e saj ka elementë mjaft cilësor.

Afrimi i futbollistëve si Enis Gavazaj, Kristal Abazaj apo dhe Blerim Kotobelli nuk po ndikojmë mjaftueshëm në përformancën e "bluve". Dhjetë pikë në 7 takime të luajtura janë shumë pak për një ekip që është projektuar për të fituar titullin kampion në fundin e sezonit.

Trajneri, Shpëtim Duro duket se nuk po gjen formulën e duhur për të marrë rezultate pozitive. Një faktor përcaktues që ka ndikuar te forma e Kukësit kanë rezultuar edhe dëmtimet. Skuadra nuk ka qënë asnjëherë e plotë në këto 7 takime, e megjithatë, lajme të mira vijnë nga infermieria e verilindorëve.

Mesfushori, Emiliano Musta pritet të rikthehet nën urdhërat e teknikut, Shpëtim Duro pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave të lojës për rreth 3 javë. Një tjetër element i cili pritet të rikthehet i plotë te Kukësi është Valon Et'hemi. Gjithashtu edhe Maliqi do të jetë i gatshëm për Duron, pasi ka shlyer dënimin e kartonit të kuq që e mori përballë Teutës. Kukësi pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve do të rikthehet të luaj në Superiore më 19 tetor.

Verilindorët do të udhëtojnë në transfertë për tu përballur me kryesuesit e Skënderbeut. Aktualisht, nënkampionët në fuqi të Superligës kanë 10 pikë në tabelën e klasifikimit, duke u pozicionuar në vendin e shtatë, dy pikë më pak se Skënderbeu, Bylis, Vllaznia e Teuta që mbajnë momentalisht kreun e renditjes.

/Ora News.tv/