Frikë te Milani, ylli i skuadrës diagnostikohet me probleme në zemër

Frikë te Milani, ylli i skuadrës diagnostikohet me probleme në

Pritej të bënte diferencën në prapavijën e Milanit, por duket se eksperienca te kuqezinjtë nuk ka nisur aspak mirë për Ivan Strinic. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 31 vjeçari kroat i duhet të ndalojë së paku përkohësisht aktivitetin sportiv, pasi ka probleme me zemrën.

Në një deklaratë e lëshuar nga klubi, konfirmoi se Strinic është diagnostikuar me një problem fillestar të muskujve kardiak, e cila meriton kontrolle të mëtejshme pas një periudhe pushimi.

"Për këtë arsye, lojtari duhet të pezullojë përkohësisht aktivitetin sportiv derisa testet të jenë përfunduar."

Kishte shenja se diçka nuk ishte e mirë me Strinic, pasi ai nuk mori pjesë në ndonjë miqësore para sezonit dhe klubi nxitoi për të blerë Diego Laxalt nga Genoa.

EMISIONET