Frika për valën e dytë të Covid-19, Wuhani do të testojë brenda 10 ditësh të gjithë qytetarët

Frika për valën e dytë të Covid-19, Wuhani do të

Wuhani, qyteti kinez ku u shfaq Covid-19 në fund të vitit 2019, do të kryejë testime për të gjithë qytetarët brenda 10 ditëve për shkak të frikës për një valë të dytë të Covid-19.

Autoritetet njoftuan planin e testimit në një "njoftim emergjence" sipas mediave shtetërore.

Kjo masë vjen si përgjigje ndaj gjashtë infeksioneve të reja që u shfaqën në Wuhan javën e kaluar pasi mbi një muaj nuk kishte raste të reja.

Njoftimi urgjent është lëshuar "për të forcuar parandalimin dhe kontrollin shoqëror, për të parandaluar rikthimin e epidemisë dhe forcimin e normalizimit të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,663 viktima dhe janë regjistruar 82,919 të infektuar.

EMISIONET