Frika nga terrorizmi, në 2017 Italia dëboi dy herë më shumë shtetas

Frika nga terrorizmi, në 2017 Italia dëboi dy herë më

Përgjatë vitit 2017 është rritur alarmi i rrezikut të terrorizmit në vend.

Sipas të dhënave të shpërndarë nga Ministria e Brendshme italiane në vitit 2017 janë rreth 105 persona të dëbuar nga Italia  për rrezik terrorizmi, pothuajse dyfishi i një viti më parë ku numri i personave të dëbuar ishte 66.

Më 2017 janë dëbuar 8 imam , ndërsa më 2016 për motive sigurie janë larguar nga Italia 5 imamë.

Personi i fundit i dëbuar më 2017 nga territori italian, i konsideruar i rrezikshëm për sigurinë kombëtare ishte një 28 vjeçar kosovar banues në Bolzano. Ai ishte sinjalizuar nga shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës pas rikthimit të tij nga Siria ku kishte luftuar në radhët e ISIS prej fundit të vitit 2014 deri në muajt e parë të 2015.

Po sipas Ministrisë së Brendshme Italiane në vitin 2017 është rritur dhe numri i shtetasve italianë të cilët i janë bashkuar luftës së ISIS. Janë monitoruar rreth 129 italianë të radikalizuar më luftën e shtetin islamik në 2017, kundrejt 116 që ishte numri i tyre më vitin 2016.

Po sipas Ministrisë së Brendshme italiane është rritur dhe numri i personave të arrestuar për ekstremizëm fetar, nga 33 të arrestuar më 2016 në 36 të arrestuar më 2017.

Në kuadër të masave parandaluese për rrezikun e atentateve terroriste , autoritetet italiane kanë kontrolluar rreth 372.769 individë e 13.929 automjete e kamiona.

EMISIONET