Frika nga Coronavirusi, Uefa merr vendimin final për 2 supersfidat e Championsit

Frika nga Coronavirusi, Uefa merr vendimin final për 2 supersfidat e

Frika nga Coronavirusi ka detyruar UEFA-n të dali me një vendim zyrtar sa i takon 2 sfidave të kompeticionit Uefa Champions League. 

Qeveria e futbollit evropian ka njoftuar sot se zyrtarisht sfidat e Ligës së Kampionëve mes Valencias dhe Atalantës, dhe ajo e e Europa Leagues, mes Interit dhe Getafes, do të luhen pa pranin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Ende nuk ka një vendim sa i përket sfidës mes Barcelonës dhe Napolit, por klubi katalan vijon të shesë biletat dhe gjasat janë që të luhet normalisht, me praninë e publikut spanjoll e italian. Mbyllja e dyerve të stadiumeve shmang qëndrimin e njerëzve afër me njëri-tjetrin duke minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e Coronavirusit.

EMISIONET