Grimi dhe modeli i njëjtë i flokëve i bën shpesh herë këngëtaret shqiptare të duken si binjake.

Trendi i ri i flokëve bjondë të lëshuar dhe grimit të lehtë ka bërë që Tayna dhe Anxhela Peristeri të kenë ngjashmëri të madhe.

Në pozat e marra gjatë xhirimeve të klipeve muzikore, është e vështirë të bëhet dallimi mes njërës e tjetrës. Për fytyrën dhe flokët e Anxhela Peristerit është kujdesur shqiptarja Sageri, ndërsa për grimin dhe flokët e Taynës i kanë prekur dyshja e famshme nga Kosova, Sellma e Kaci.

 Në imazhet që duken si dy pika uji, Anxhela është në xhirimet e klipit “Shpirt i bukur”, kurse Tayna në xhirimet e “Bye Bye”, klip që ka arritur tashmë miliona klikime në Youtube.

 

/Ora News.tv/