Kryeministri francez, Edouard Philipp ka njoftuar pezullimin me 6 muaj të  rritjes së taksave të karburantit. 

Vendimi i paralajmëruar edhe më parë u mor pas protestave të dhunshme në javët e fundit.

Kryeministri ka thënë se masat nuk do të zbatohen para se të organizohet një debat me personat që janë prekur nga këto masa.

Protestuesit nga lëvizja franceze 'jelekët e verdhë' janë tërhequr nga një takim me kryeministrin Edouard Philippe, i cili ishte caktuar sot.

Disa anëtarë të lëvizjes thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga protestuesit duke i paralajmëruar ata të mos hynin në negociata me qeverinë.

"Jelekët e verdhë" që prej mesit të nëntorit kanë protestuar për një taksë të diskutueshme të karburantit.

Por protestat tani pasqyrojnë zemërimin më të përhapur në qeveri.

Tre persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur nga trazirat, dhuna dhe vandalizmi, ndërsa ka edhe shume persona të arrestuar. 

/Ora News.tv/