Prej dallgëve të mëdha, brenda katër ditëve kanë dalë 760 kilogramë kokainë e pastër në brigjet franceze.

Droga ishte e shpërndarë në pako të ndryshme, vlera e së cilës arrin deri në 60 milion euro.

Pakot janë gjetur nga njerëzit në plazhet e Arcachon dhe La Teste-de-Buch.

Kjo kokainë është 83% e pastër dhe shumë e rrezikshme për mbidozë. Policia ka bërë thirrje që kushdo që arrin të gjejë pako të njoftojë autoritetet dhe të mos bëjë veprim tjetër.

Kushdo që kapet duke fshehur një pako të tillë droge rrezikon minimumi 10 vite burg.

/Ora News.tv/