Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Themeluar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802, Legjioni i Nderit është titulli më i lartë dhe ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

Presidenti Ilir Meta e quajti vlerësimin e shkrimtarit tonë të madh si fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar europian të popullit tone.

Urdhri është sot  botuar në fletoren zyrtare.

Promovimi civil i Legjionit të Nderit mbledh 487 njerëz të ndarë midis 395 kalorësve, 73 oficerëve, 13 komandantëve, 4 oficerëve të madh dhe 2 kryqeve të mëdha. 

/Ora News.tv/