"Fqinjtë besojnë se jam shtrigë", historia e trishtë e pensionistes me 31 gishta

Një grua indiane, e cila ka lindur me 19 gishta këmbësh dhe 12 gishta duarsh tregoi ngacmimet e vazhdueshme që merr nga fqinjët.

Kumar Nayak, 63 vjeçe ka lindur me defektin gjenetik, të njohur si "polydactyly", por banorët e zonës nuk e kuptojnë dhe mendojnë se është shtrigë.

Ajo rrallë herë del nga shtëpia e saj në Ganjam, Odishi për këtë arsye. Për ta zgjidhur këtë problem mund të operohej para disa vitesh, por familja e saj nuk kishte para.

Për këtë arsye, Kumar është mësuar të jetojë duke dëgjuar komente negative, por më së shumti qëndron brenda që ti shmangë.

"Unë kam lindur me këtë defekt dhe nuk mund të trajtohem pasi kam një familje të varfër. Kanë kaluar 63 vite dhe fqinjtë besojnë se jam shtrigë e qëndrojnë larg meje. Por ka raste që vijnë vizitorë për të parë rastin tim. Jam e detyruar të qëndroj brenda sepse trajtohem ndryshe", u shpreh ajo.

Polydactyly prek një në 700 ose 1000 lindje në të gjithë botën, por Kumar është rast ekstrem.

EMISIONET