Fqinjët e 30-vjeçarit Fatjon Bata, të cilit i vu eksploziv në banesë flasin për një shpërthim shumë të fortë.

I moshuari i tronditur nga ngjarja tregon se shpërthimi i kishte shembur për tokë derën kryesore të apartamentit, ndërsa ishte thyer edhe xhami i tualetit.

Fqinji: U zgjuam, kur hymë pamë derën në tokë dhe xhami i banjos ishte thyer.Atë plakën nga trauma e morën në ambulancë. Djali i saj është shoqëruar. Shpërthimi ishte i fortë, unë isha në rroba dhe u ngrita përpjetë.

Ngjarja e rëndë, e cila fatmirësisht u mbyll pa të lënduar, ndodhi rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”.

Lënda eksplozive ishte vendosur pranë derës së apartamentit të Fatjon Batës, i cili jetonte me të ëmën.

45 minuta më pas, në Vlorë u regjistrua një tjetër shpërthim me tritol në oborrin e banesës  së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, në lagjen “15 Tetori”.

LEXO: "Mesazhe nate" në Vlorë, dy shpërthime me tritol pranë policisë dhe bashkisë

/Ora News.tv/