Fotot virale, qeni dhe pronari kalojnë ditën e fundit bashkë

Të gjithë të apasionuarit pas kafshëve do e kuptojnë mjaft mirë dëshirën e fundit të një 69-vjeçari.

John Vincent, një ushtar i Forcave Detare që ka luftuar në Vietnam donte ti thoshte "lamtumirë" qenit të dashur para se të shkonte në spital.

Për të bënin kujdes shtëpiak, por javën e kaluar u transferua për në New Mexico ku do të marrë shërbim mjekësor.              

Vincent nuk kishte asnjë familjar dhe të gjithë ditën e kalonte me qenin Terrier. Kështu që gjithë të premten e kaluan bashkë për herë të fundit dhe fotografitë e tyre janë bërë virale.

Pas kësaj, qenin e dërguan në qendrën e kujdesit ndaj kafshëve.

EMISIONET