Fotot e dëshmorëve, Braho: Të ndiqet nga çdo bashki; historianët: Mungojnë atdhetarët

Fotot e dëshmorëve, Braho: Të ndiqet nga çdo bashki;

Teksa shohin heronjtë e popullit që janë vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, ky çift tregon se jo të gjithë dëshmorët e kombit janë aty pasi u mungon e motra tyre Feride Bega, e cila humbi jetën në moshën 17-vjeçare në luftë me gjermanët.

Familjarë: "Ka dhe të tjerë. Për shembull motra ime."

"Na vjen keq. Shumë keq na vjen."

Për historianin Xhafer Sadiku shumë nga personazhet nuk duhet të ishin aty pasi janë autorë të masakrave të shumta të komunizmit.

Madje historiani shprehet se po vlerësohen disa figura që janë viktimë e përplasjeve mes vetë forcave shqiptare të kohës që kishin bindje të kundërta.

Xhafer Sadiku: Nuk kanë të bëjnë fare një pjesë e tyre me luftën për arsye se nuk kanë rënë në luftë kundër pushtuesit. Këtu ka kriminelë të sigurimit të shtetit. Këta nuk janë heronj të popullit, janë heronj të komunizmit. Këta le ti mbajnë komunistët.

Por për deputetin e PS Spartak Braho kjo është një risi që duhet përshëndetur dhe nga bashkitë e tjera ndërsa shton se e gjithë kjo ka si qëllim për të hedhur baltë mbi luftën dhe heronjtë.

Spartak Braho: Këta të djathtët e sotëm në Shqipëri, në 5 maj vejnë i nderojnë tek varrezat e Dëshmorëve. Pse u vunë fotografitë, ulërasin që po kujtohet e ideolizohet se na sjellin komunizmin. Qëllimi është për të hedhur baltë mbi luftën antifashiste. Aty janë vendosur 100 nga dëshmorët dhe heronjtë  e popullit dhe këtë shembull duhet të ndjekin bashkitë e tjera në gjitha qytetet. Aty janë 100 antifashistë, dëshmorë dhe heronj. Janë pak. Unë them që gjithë ata që janë aty të varur, e meritojnë të jenë. 

EMISIONET