FOTO/ Zbardhet kalendari për 4 javët e ardhshme të Superligës, futbolli rikthehet me Vllaznia-Flamurtari

Futbolli shqiptar është gati të rikthehet në aksion.

Pas fazës përgatitore të janarit dhe disa përforcimeve në merkato, skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe kalendarin për katër javët e ardhshme të Superligës si dhe fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

Konkretisht, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar shortin për javën e 18, 19, 20 dhe 21.

Vllaznia-Flamurtari do të jetë takimi hapës i javës së 18-të. Sfida do të luhet në "Loro Boriçi" me 21 janar në orën 14:00. Kryesfida e javës, Skënderbeu-Partizani luhet në të njëjtën ditë, në orën 17:00.

Klasikja e javës së 19-të mes Kukësit dhe Partizanit do të luhet më 26 janar në orën 19:00.

EMISIONET