Pasi rezultoi si sportisti më i paguar i dekadës së fundit, Floyd Mayweather ka bërë çmendurinë e radhës.

Amerikani i ka dhuruar vetës një "bishë" të rrugëve, teksa ka shpenzuar shifra të frikshme për "Bentley Continental GT Mulliner 2020". Përmes një statusi në rrjetet sociale, 42-vjeçari me të ardhura 915 milionë dollarë në dekatën e fundit ka pohuar se ka shpenzuar për makinën e tij të re.  

"Dhuratë për veten time ... Bentley Continental GT Mulliner i ri 2020," shkruan Mayweather.

Bentley i vitit 2020 vlerësohet në treg me rreth 300 mijë euro, shifër e papërfillshme për një kampion si Mayweather.

 

/Ora News.tv/