FOTO/ U shpall nënkampion Europe, ja kujt ia dedikon tre medaljet Briken Calja

Briken Calja është nënkampioni i ri i Europës, për peshën deri në 73 kilogramë.

Peshëngritësi shqiptare realizoi prova fantastike në "Batumi 2019", duke ngritur lart flamurin kuqezi. Sportisti nga Shtërmeni ngriti 158 kilogramë në stilin e shkëputjes, ku mori edhe medaljen e artë.

Në shtytje, Calja mori medalje të argjendë, duke zbritur kështu në shkallën e dytë të podiumit në dygarësh. Pas kësaj paraqitjeje, Calja shfrytëzoi rrjetin social "Facebook" për të falenderuar tifozët për mbështetjen.

Statusi i plotë:

"Një medalje ari dhe dy argjendi!

Rezultat historik dhe një ndjenjë krenarie e papërshkrueshme teksa këto dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në majat e Evropës.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen nga i pari e deri tek i fundit.

Mbështetja juaj është krenaria ime më e madhe. I jam mirënjohës të gjithëve që më ndenjën pranë dhe më mbështetën.

Do të vazhdoj të luftoj që himni i vendit tim të ndëgjohet në pedanet e krejt botës mbarë.

Faleminderit , faleminderit, faleminderit!

Brikeni"-shkruan Calja.


EMISIONET