Foto/ "Tirona Fanatics" ndez derbin: "Do jemi aty për dezinfektimin e qytetit"

Partizani-Tirana do të jetë kryesfida e javës së 15-të të Kategorisë Superiore. 

Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e premte duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin kombëtar. Siç ndodh gjithmonë kanë filluar edhe thumbimet mes 2 tifozerive të 2 klubeve. Së fundmi, tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare, nuk i kanë kursyer “thumbat” ndaj rivalëve.

Ata kanë konfirmuar prezencën e tyre, duke u shprehur se do të shkojnë në stadium për spektaklin e radhës dhe për dezinfektimin e qytetit.

Postimi i tifogrupit:

“Sot, vetëm 48 orë nga ndeshja, morrat dhe morrat e Digitalbit vendosin se ku do të luhet ndeshja, biletat dhe ndarjen e tribunave… Vetëm 48 ore nga starti lojës! Pavarësisht të gjithave, Ne do të jemi aty! Shkojmë fort për Tironën, edhe për emrin e saj ikone!

Shkojmë, bashkë për spektaklin e radhës dhe disinfektimin e qytetit… Grumbullimi dhe nisja e kortezhit (allinblack) nga qendra e Kryeqytetit, në orën 15:00… Prezenca e cilitdo është e rëndësishme. Të gjithë bashkë, All In Black! Detaje të tjera të organizimit do të dalin në vazhdim! OOO NGJYREN E KUQE…”

EMISIONET