Foto/ Të gjithë nuk e vunë re, Shaqiri ndryshon "look" dhe duket më i ri

Xherdan Shaqiri arriti të bënte një ndeshje pozitive mbrëmjen e djeshme në derbi kundër Evertonit. 

Shqiptari në takimin e parë që luajti titullar këtë sezon arrit të shënonte gol dhe të rezultonte një nga protagonistë e sfidës. Përtej aspektit sportiv, mesfushori me origjinë nga Gjilani u duk me një "look" të ri. Shaqiri ka mbjellë flokët e tij duke u ndjerë tashmë më i ri në moshë. 

Ky detaj nuk u vu re gjatë sfidës por në foto pas sfidës me Evertonin u panë qartë diferencat.

EMISIONET