Foto/ Shpërblehet Broja, Chelsea lumturon talenti kuqezi me vendimin e fundit

Armando Broja ka arritur të hedh një hap galopant në karrierën e tij pasi ka arritur të nënshkruaj një kontratë profesioniste me skuadrën e Chelsea.

Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare prej 2 vitesh vijon të shkëlqejë me "blutë e Londrës" duke shënuar rregullisht me ekipet zinxhirë. Broja e ka ndarë këtë moment kulminant me fansat në rrjetin social "Instagram" duke u shprehur i lumtur.

 “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Çelsin. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur gjithmonë.  Pa i patur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”, shkruan Broja. 

Kujtojmë që 19 vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe ditën e djeshme, në derbin që Chelsea zhvilloi përballë Arsenalit për U-23 vjeçarët.

EMISIONET