(Foto) Sfida me Anglinë, Bushi shpall listën e lojtarëve të grumbulluar

Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin kualifikues të Europianit me Anglinë. 

Në këtë listë ka një përzjerje mes futbollistëve që militojnë në vendin tonë dhe atyre që luajnë përtej kufinjëve shqiptare. Bie në sy grumbullimi për herë të parë i mbrojtësit Franklin Domit të QPR-së dhe sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci

Ndërkohë, nga kampionati shqiptar bie në sy portieri Harizaj i Apolonisë, mbrojtësi Ismailgeci i Tiranës, të përhershmit Kallaku dhe Mala, gjithashtu dy lojtarët e Laçit, Xhixha dhe Shehu. Ndërsa, pjesë e listës është edhe sulmuesi i Bylist, Erdion Qardaku.

EMISIONET