Ish-ministri italian Mateo Salvini, prej kohësh është një nga kritikët më të mëdhenj të skuadrës së Milanit për gjithçka ka ndodhur me kuqezinjtë. 

Italiani njihet si një tifoz i zjarrtë i Milanit, këtë herë ka provokuar Suson tek urimi për ditëlindje. Salvini e ka uruar spanjollin në një koment në “Instagram” duke i shkruar: “Urimet më të mira! Me shpresën që Babagjyshi t’ju sjellë shpejtësi, vendosmëri dhe dëshirë për të luajtur”.

Ndërkaq Suso nga ana tjetër është përgjigjur me ironi: “Faleminderit. Me shpresën që Babagjyshi do t’ju sjellë shpejtësi, vendosmëri dhe dëshirë për të menaxhuar më mirë, shumë më mirë një vend që unë e dua”.

/Ora News.tv/