FOTO/ Publikohet "selfia" e fundit e Kobe Bryant

Kur Brady Smigiel shkepi këtë "selfie" nuk e dinte se do të ishte ndoshta fotografia e fundit e idhullit të tij, Kobe Bryant.

13-vjeçari shfrytëzoi rastin e prezencës së Bryant në aeroport dhe nuk nguroi që momentin ta fokusonte me telefonin e tij celular.

Por vetëm një ditë më pas, Bryant dhe vajza e tij, Gianna mbetën të vdekur pasi helikopteri ku ndodheshin u përplas me një kodër në Calabasas, California, së bashku me 7 persona të tjerë.

Djali e ka shkrepur këtë fotografi gjatë turneut ‘Mamba Cup’, fundjavën e kaluar. Një moment i bukur për të, pasi ka një kujtim me një prej lojtarëve më të mirë të NBA-së si Kobe Bryant.

EMISIONET