Armir Grima rikthehet në stol, publikon listën e Kombëtares së femrave

Armir Grima pasi u shpall i pafajshëm nga akuzat për trukim ndeshjes është rikthyer sërish në krye të kombëtares së femrave. 

Vajzat kuqezi do të kenë një ndeshje mjaft të vështirë kundër Skocisë në “Elbasan Arena”, aty ku do të provojë të marrë një rezultat pozitiv. Në prag të ndeshjes trajneri Grima ka publikuar listën me futbollistet e grumbulluara, ku do të tentojë të marrë maksimumin nga kjo ndeshej mjaft e vështirë. 

Takimi mes Shqipërisë dhe Skocisë do të luhet në datën 8 nëntor, ku në ndeshjen e parë u mundëm me goleadë. Sa i përket listës, 8 futbolliste janë nga Vllaznia, teksa 5 vijnë nga kampionati i Kosovës. Në këtë listë, nuk mungojnë as futbollistet nga ligat e huaja teksa sërish pjesë e listës është Megi Doçi.

EMISIONET