Kur kanë mbetur më pak se tre orë nga starti i derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, klubi i kuq ka publikuar edhe numrin e biletave të shitura.

Në një njoftim të bërë në rrjetin social "Facebook", kampionët në fuqi të Shqipërisë pohojnë se deri më tani janë shitur 19 mijë bileta. Një shifër historike kjo, e cila pritet të rritet në minutat e ardhshme.

Stadiumi i ri kombëtar, i cili do të mirëpres edhe takimin që nis në orën 19:00 ka një kapacitet maksimal prej 22 mijë vendesh.

/Ora News.tv/