Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tashmë është thuajse e kryer.

Eljif Elmas është një futbollist i lirë, pasi i ka dhënë lamtumirën skuadrës turke të Fenerbahce. Mesfushori i Maqedonisë së Veriut kërkohet nga Napoli dhe duket se italianët e kanë bindur për tu transferuar në Seria A.

E në të tillë situatë, pritet vetëm prezantimi me fanellën e kaltër, ku do të gjej edhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Napoli pritet të paguajë 16 milionë euro plus bonuse për të transferuar 19 vjeçarin në Seria A.

Ai do të zëvendësojë Marko Rog, me kroatin që është bashkuar sipas "Sky Sport Italiane" me Cagliari për shifrën e 15 milionë eurove. Mesfushori maqedonas duhet t'i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën para nënshkrimit të kontratës së tij me Napolin, e cila mendohet të jetë të paktën 5 vjeçare.

/Ora News.tv/