FOTO/ Maska, uniforma policie dhe armë për grabitje, kapet shqiptari dhe greku

Një 49-vjeçar shqiptar dhe një 53-vjeçar grek janë arrestuar, pasi akuzohen për grabitje të një dyqani në Athinë.

Sipas mediave greke shqiptari, ishte arratisur nga burgu. Pasi kishte marrë lejën tre ditore ai nuk ishte kthyer më.

Sipas policisë, autorët përdorën lloje të ndryshme maskimi, të tilla si paruke, hundë silikoni dhe kapelë , për të fshehur karakteristikat e tyre, ndërsa përdornin motoçikleta të vjedhura.

Gjatë kontrolleve në banesë, policia i gjeti makinë, pistoletë, fishekë dhe maska, uniforma policie të cilat i përdornin për grabitje.

Deri më tani, janë dokumentuar shtatë grabitje dhe tre tentativa nëpër dyqane, farmaci, supermarkete dhe banka. Grabitje të cilat janë bërë nga prilli i vitit të kaluar deri tani në zona të ndryshme të Athinës.

EMISIONET