Sinisa Mihajlovic është trajneri më i ri i Bolognës. Ashtu siç pritej, 49 vjeçari ka marrë drejtimin e kuqebluve pas shkarkimit të Filippe Inzaghi për rezultate të dobëta.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare në internet të klubit të Bologna.

Ish-trajneri i Milanit dhe Torinos fitoi garën me ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili ishte lakuar si emri i mundshëm për tu ulur te skuadra italiane.

Tekniku serb e ka pranuar ofertën e Bolognan, duke pasur parasysh objektivin e klubit, shmangien e rënies në Seria B.  Ai ka nënshkruar një kontratë 6-mujore, me opsion rinovimi për një tjetër vit, ku do të përfitojë 1.5 milion euro në vit.


/Ora News.tv/