Garat me kuaj është një ndër sportet më të dashur edhe për australianët por ditën e djeshme, një event i tillë është kthyer në një ring boksi.

Pas mbarimit të garave, disa femra filluan të grindeshin me njëra-tjetrën gjë që ka shkaktuar dhe një zënkë akoma më masive dhe mes meshkujve.

Shumë medie vendase e cilësuan skenën e krijuar më emocionuese se ndeshja e boksit mes Joshuas dhe Ruiz që u zhvillua gjatë mbrëmjes.

Njëra prej vajzave rrëmbeu një tufë me lule dhe filloi të godiste një prej djemve i cili po rrihte të dashurin e saj.

Madje shumë të tjera hoqën takat e larta të tyre dhe i përdorën si armë ndaj njëra tjetrës.

Policia arrestoi disa persona por ende po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe për të zbuluar motivin e saj.

Një gjë është e sigurt, ajo çfarë është parë në Sidnei ishte padyshim më emocionuese se përballja e boksit.






/Ora News.tv/