Julian Draxler nuk po kalon një moment të mirë në fushën e blertë.

Mesfushori gjerman sapo është rikthyer të aktivizohet me PSG-në, pas një dëmtimi që e la për një kohë të gjatë jashtë grupit.

Periudhë të cilën, Draxler duket se e ka shijuar në maksimum. 26 vjeçari ka nisur të shoqërohet me Sethanie Taing.

Balerina franceze njihet për linjat e saj të rregullta, ndërsa u pa teksa festoi Halloween në krah të Draxler, që i ka dhënë fund historisë së dashurisë me Lena Stiffel.



/Ora News.tv/