FOTO/ 'Fanatics' konfirmon "çmendurinë", zbulon planet para derbit

Biletat për sektorin e tifozëve bardheblu janë shitur!

Është ky lajmi që vjen nga grupimi i tifozëve të Tiranës, "Tirona Fanatics", që konfirmojnë edhe njëherë interesin e lartë për derbin e nesërm kundër Partizanit.

Ndërkohë, përmes rrjetit social, tifozë të Tiranës i bëjnë thirrje të gjithëve se nisja do të bëhet nga qendra e kryeqytetit katër orë përpara sfidës.

"Të gjitha biletat e sektorit te tifozerisë bardheblu tashmë jan shitur!

Cdo gjë gati për nesër...

E fillojmë prej orës 15:00 në qender te Kryeqyetit.

Mblidhemi aty dhe sëbashku nisim "Kortezhin Bardheblu drejt stadiumit të ri kombëtar. Mos mungoni në kortezh... SPEKTAKLI NIS QË ATY! Shifena nesër...," shkruhet në postimin e Fanatics.

Takimi mes Partizanit dhe Tiranës është i 155 në histori dhe do të luhet nesër, duke nisur nga ora 19:00.

EMISIONET