Në një fermë në SHBA ka lindur një viç me dy koka. Ky është një rast mjaft i pazakonte dhe ka habitur të gjithë fermerët e asaj zone. Ata shprehen se nuk kanë parë diçka të tillë që pesë breza me rradhë.

Scott Kolousek nga Wessington Springs, Dakota e Jugut, SHBA, është pronari i viçes dhe shprehet se e priste lindjen e saj sepse ishte sezoni i të pjellave.

Pasi lindi viçja me dy koka të gjithë u shokuan.

 “Të gjithë fshatarët që ishin prezent, përfshirë edhe veterinarin, nuk kishin parë diçka të tillë më herët.

Unë kam hapur fermë që nga viti 1996, kështu që janë 24 vjet, dhe kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë më parë," tha pronari i viçes.

Viçi kishte dy koka dhe dy kolona kurrizore plotësisht të ndara që ishin bashkuar në legen, dhe në një bisht të vetëm. Kolousek tha që kishte të ngjarë që të lindnin dy binjakë, por por embrioni nuk u nda plotësisht gjatë shtatëzënësisë, duke bër që të vinte në jetë një viç i pazakontë. Është një situatë e ngjashme me binjakë siamezë te njerëzit.

"Ishte një grup binjakësh në të cilin veza nuk u nda plotësisht, si binjakët siamezë," tha Kolousek.

/Ora News.tv/