Thomas Strakosha bëri një dalje të gabuar në derbi kundër Romës duke i dhën mundësinë Edin Dzekos të shënonte golin e parë të sfidës. 

Portieri shqiptar në lidhje me këtë gafë ka falënderuar shokët e skuadrës nëpërmjet një postimi në Instagram që arritën të barazonin shifrat dhe të mos dilnin të mundur nga derbi i kryeqytetit italian. Në Instagram, Strakosha shkruan. “ Falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që arritën të barazonin ndeshjen pas gabimit tim”.

Edhe pse Strakosha gaboi në këtë sfidë ai po zhvillon një sezon spektakolar duke qenë një nga protagonstët e klubit Lacial.

/Ora News.tv/