Foto/ Challandes nuk i pritet, publikon listën anti-Mali i Zi

Bernard Challandes ka zbuluar edhe listën e futbollistëve që trajneri i Kosovës do të ketë në dispozicion për duelet e muajit tetor, ndaj Gjibraltarit si test miqësor përpara takimit eliminator të Euro 2020 kundër Malit të Zi.

Në listën prej 25 emrash bie në sy rikthimi i Milot Rashicës, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe pas golit ndaj Borussia Dortmund është vënë në urdhërat e teknikut zvicerian.

Ndërkaq, mosmarrëveshjet mes Lirim Kastratit dhe Challandes janë sheshuar tashmë, me mesfushorin sulmues të Lokomotivës së Zagrebit që është pjesë e listës së bashku me emra si Vedat Muriqi, Bernard e Valon Berisha, Fidan Aliti, Rrahmani, Vojvoda e Muric.

EMISIONET