Foto/ Çfarë atmosfere! 12 mijë tifozë presin Strakoshën me shokë

Fitorja në Superkupën e Italisë përballë Juventusit ka rritur entuziasmin te Lazio.

Skuadra bardhekaltër ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për fazën e dytë të sezonit.

Entuziasmi ishte i lartë në "Formello", ku rreth 12 mijë tifozë priten me kore motivuese futbollistët e drejtuar nga Simone Inzaghi që vjen pas triumfit në Riad në 22 dhjetor.

Përgatitjet për takimin e 5 janarit ndaj Brescia në transfertë i nisi edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili luajti titullar në finalen e Superkupës, të fituar përballë Juventusit.

EMISIONET