FOTO/ Bëri lëmsh merkaton, "Ish-i" i Tiranës stërvitet me Partizanin

Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua si "dem i kuq", Dorian Kërçiku ka zbritur menjëherë në fushën stërvitore të Partizanit.

Mbrojtësi i larguar nga Tirana në fundin e vitit të shkuar ka zhvilluar stërvitjen e parë nën urdhërat e teknikut, Adolfo Sormani.

Kërçiku ka treguar formë të mirë në stërvitjen, çka ka rritur gjasat e një fanelle titullare në ndeshjen e së premtes, atë miqësore ndaj ekipit turk të Trabzonspor.

26-vjeçari u bë futbollisti i parë që bashkohet me Partizanin në këtë dritare të merkatos, duke "tradhëtuar" në momentet e fundit Bylisin, që kishte arritur akordin me lojtarin kryeqytetas.


EMISIONET