Foto/ Barazimi historik ndaj Ajax-it, Meta nderon skuadrën e "17 Nëntorit"

Një nga rezultatet më të mëdha, të arritura ndonjëherë në arenën ndërkombëtare nga një ekip shqiptar, është padyshim edhe ai i 16 shtatorit të vitit 1970, aty ku 17 Nëntori (Tirana e tanishme) priste kampionët e Holandës, Ajaksin e Amsterdamit, për ndeshjen e Ligës së Kampioneve.

Takimi u mbyll me rezultatin 2-2 dhe me rastin e përvjetorit të 48-të nga ky barazim, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një ceremoni në ambientet e presidencës, për të nderuar atë ekip që arriti barazimin historik më 16 shtator të 1970. Të ftuar ishin figura të njohura të klubit bardheblu, apo edhe sportit shqiptar, si dhe futbollistët aktual të Tiranës.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE






EMISIONET