Mungon zyrtarizimi, por stadiumi i ri i kryeqytetit ka emrin e tij.

"Arena Kombëtare" është gati për të pritur sfidën e parë zyrtare, atë mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për fazën e grupeve kualifikuese të Euro 2020.

Ndërkohë, në ambientet e jashte të tij, i ndërtuar në gërmadhat e stadiumit "Qemal Stafa" vihet re emri i ri i impiantit. Në këtë fotografi shihet qartë që stadiumi do të quhet "Air Albania Stadium".

Diçka e mësuar prej ditësh tashmë, por që konfirmohet edhe nga kjo foto. Ndërkaq, në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit nuk është njoftuar ende një gjë e tillë.

/Ora News.tv/