Një foshnje 5 buajve qante pa pushim dhe përfundoi në urgjencën e spitalit Mazzoni.

Pak para orës 20:00 të së hënës, atje përfundoi bashkë me fëmijën një shqiptar, aktualisht banues në Grisciano, në krahinën e Rietit.

 Gruaja tha se fëmija i kishte rrëshqitur nga duart duke i ndërruar rrobat dhe për pasojë kishte rënë në dysheme duke u goditur në kokë.

Megjithatë, versioni i gruas nuk u duk bindës tek mjekët që zbuluan se në fytyrën e foshnjës kishte shenja goditjeje në fytyrë. Gjithashtu, vogëlushi kishte një hematomë të dyshimtë në ballë.

Fëmija iu nënshtrua menjëherë një sërë kontrolli radiografik, por fatmirësisht nuk ka pasur trauma të rënda çka mund të ishin të rrezikshme për shëndetin e tij.

Ajo që është e siguruar është fakti se gjurmët në fytyrë dhe hematoma në ballë janë në kontrast me shpjegimin e ngjarjes nga çifti. Sapo përfunduan kontrollet, fëmija u pranua në repartin e pediatrisë.

Por dy net më vonë, një debat i ashpër u zhvillua mes burrit dhe gruas për arsye që nuk u sqaruan në moment.

Infermieret u përpoqën të ndërhynin për të sjellë qetësinë mes të tyre, duke pasur parasysh faktin se britmat mund të zgjonin foshnjën në spital.

Me të vërtetë, i riu shqiptar ka goditur në kokë edhe gruan e tij.

Mjekët italianë kanë referuar rastin tek shërbimet sociale, të cilat do të zhvillojnë një hetim për të shqyrtuar rastin dhe për të zbuluar nëse është e nevojshme për të nisur procedurat e mbrojtjes së fëmijës.

Nëna nuk ka paraqitur asnjë ankesë nëse fëmija është dhunuar.

/Ora News.tv/