Revista e mirënjohur "Forbes" si çdo vit ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në botën e sportit. 

Tashmë prej vitesh sportistët më të paguar janë "yjet" e futbollit botëror. Përjashtim nuk bënë as viti 2019-të, tre emrat e parë që kryesojnë listën e "Forbs" janë  futbollistë. Në këtë renditje, Lionel Messin kryeson listën me 114 milionë euro të fituara. Në vendin e dytë është rivali i tij përjetshëm në futboll, Cristiano Ronaldo që ka sigluar 98 milionë euro.

Top treshen e mbyll sërish një futbollist që ka luajtur shumë pak në këtë vit, mirëpo të ardhurat e tij janë të majme. Bëhet fjalë për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar që ka fituar 94 milionë euro deri më tani në këtë vit. Më poshtë keni listën prej dhjetë sportistëve më të paguar sipas listës Forbes për vitin 2019:

1- Lionel Messi (futboll) 114.1 milionë euro

2- Cristiano Ronaldo (futboll) 98 milionë

3- Neymar (futboll) 94.3 milionë

4- Canelo Alvarez (boks) 84.5 milionë

5- Roger Federer (tenis) 84 milionë

6- Russell Wilson (futboll amerikan) 80.4 milionë

7- Aaron Rodgers (futboll amerikan) 80.2 milionë

8- LeBron James (basketboll) 80 milionë

9- Stephen Curry (basketboll) 71.7 milionë

10- Kevin Durant (basketboll) 58.7. milionë euro.


/Ora News.tv/