FMN dhe BB: Shqipëria të përmirësojë klimën e biznesit dhe të nxisë investime

FMN dhe BB: Shqipëria të përmirësojë klimën e

Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e të bërit biznes dhe të vazhdojë reformat për përmirësimin e ecurisë ekonomike.

Kjo ka qenë këshilla e përfaqësuesve të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për guvernatorin Gent Sejko.

Ata nënvizuan se ekonomia shqiptare ka vijuar të ecë në një trajektore pozitive, ndërkohë që prioritet, cilësuan edhe, nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, si dhe rritjen e efiçencës dhe zgjerimit të potencialit ekonomik.

Më tej, guvernatori Gent Sejko bëri një panoramë të ecurisë ekonomike, ndërsa theksoi se sistemi bankar është aktualisht nën një proces konsolidimi dhe siguroi përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së se Banka e Shqipërisë, do të ushtrojë me përpikmëri dhe rreptësi rolin e saj rregullator, duke ruajtur të pacënueshëm stabilitetin financiar të vendit.



EMISIONET