Flutura Açka po përgatitet për të nxjerrë në treg botime të reja. Shkrimtarja e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, tha se do sjellë libër autobiografik.

Ndërsa u shpreh se në Shqipëri përballet me një mur të lartë që është i vështirë për tu kapërcyer.

Sonila Meço: Në këtë fazë të jetës tënde çfarë është libri për ty?

Flutura Açka: Libri është mënyra e vetme sesi mund të superoj botën, sesi të rri në këmbë. Po punoj, kam disa gjëra. Nuk jam shkrimtare autobiografike por mbase do dal me ndonjë gjë pak a shumë autobiografike. 

Sonila Meço: Je fatlume sepse lexohesh shumë. Me gjithë krizën e leximit vijon të lexohesh.

Flutura Açka: Jam por është shumë i lartë muri për tu kapërcyer, muri shqiptar. që unë edhe jam botuar jashtë dhe jam në kontrata e sipër, disa kontrata shumë të rëndësishme, në gjuhën italiane dhe gjuhë të tjera, është shumë e vështirë.

Ndjehesh shumë e vetmuar në këtë sipërmarrje të madhe sepse piramida e shtypjes ashtu siç është në politikë është në të gjithë sistemin.

Të luftosh, të shembësh këtë piramidë është e vështirë shumë.”

/Ora News.tv/