Fluks lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Fluks lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjate 24 orëve të fundit raportohet se nga dogana e Kapshticës kanë hyrë në vend 3054 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkohë, numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë ka qenë më i lartë, duke regjistruar 3610 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Për të eliminuar radhët dhe orët e pritjes policia jonë kufitare ka hapur 7 sportele. Ndërsa në palën greke funksionojnë 3 sportele. 

E larte mbetet lëvizja ndërkufitare edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku ne harkun e 24 orëve kanë hyrë 3282 qytetarë dhe kanë dalë 3786 shtetas të huaj e shqiptare.

EMISIONET